LAJMI I FUNDIT:

I nervozuar që humbi nga kundërshtari, mundësi meksikan përplas me fytyrë për tokë 5-vjeçarin

I nervozuar që humbi nga kundërshtari, mundësi meksikan përplas me fytyrë për tokë 5-vjeçarin

Një djalë 5-vjeçar është përplasur me fuqi për tokë dhe ka pësuar lëndime nga një mundës profesionist, pasi vogëlushi ishte “munduar ta ngufat” gjatë një eventi të organizuar në Meksikë.

Videoja shokuese shfaq Einar Cruzin i cili performonte si “Einar El Vikingo” duke qëndruar i shtrirë në tokë, derisa vogëlushi i identifikuar si Mateo i afrohet dhe fillon ta shtrëngoj në qafë, transmeton Telegrafi.

E duket se Einar El Vikingo ishte zemëruar që kishte humbur luftën, dhe në një moment e kapi vogëlushin dhe e përplasi me tërë forcën për toke.


E 5-vjeçari ka thënë për mediat meksikane se kishte dashur t’i dalë në ndihmë oponentit të Vikingos, i cili njëherit është idhulli i tij.

Ndërkaq veprimi i këtij mundësi habiti edhe turmën që ishte mbledhur për t’i shikuar nga afër meçet.

Si rezultat i këtij veprimi mundësi është arrestuar nga policia – por po të mos ishte videoja e publikuar në internet ndoshta edhe nuk do të kishin reaguar, pasi arrestimi i tij ka ndodhur një muaj më vonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori