Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së.

Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave.


Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, nëntë prej tyre janë licencuar, kurse tri janë refuzuar.

Drita Ballkani 2

Befasia më e madhe është mos-licencimi i klubit më të trofeshëm kosovar, Prishtinës, e cila është ende në garë për një vend që i dërgon në garat evropiane.

Në anën tjetër, përveç klubeve të Superligës së meshkujve, licencimin e kanë marrë edhe nga klube nga Superliga e femrave: KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia.

Prishtina

Klubet e licencuara janë:FC Ballkani FC Drita SC Gjilani KF Dukagjini FC Llapi FC Malisheva FC Trepça ‘89 KFF Mitrovica KFF EP HajvaliaKlubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24 janë:FC Prishtina FC Ferizaj KF Drenica/Telegrafi/

telegrafi sport app