LAJMI I FUNDIT:

Nëntë faktorë të çuditshëm që i heqin shkëlqimin buzëqeshjes suaj

Nëntë faktorë të çuditshëm që i heqin shkëlqimin buzëqeshjes suaj

Nëse papritur dhëmbët tuaj e humbasin shkëlqimin pavarësisht se keni eliminuar faktorët e zakonshëm që shkaktojnë nxirjen e tyre, duhet të mësoni se cilat janë arsyet e tjera të fshehura

Më poshtë paraqiten nëntë mënyrat e fshehura që ju heqin shkëlqimin e dhëmbëve pa e kuptuar.

1. Limonada
Ndërsa mund të jetë pikërisht ajo që ju duhet në një ditë të nxehtë, përzierja e acidit dhe sheqerit te limonada, mund t’jua prishë buzëqeshjen. “Aciditeti i limonadës mund të gërryejë ose zbehë smaltin”, thotë Nancy Rosen, një dentiste nga Nju Jorku e specializuar në ndërhyrjet kozmetike dhe të rregullimit të dhëmbëve. “Kur nuk keni shumë smalt ose kur ai është zbehur, kaloni te shtresa tjetër, që quhet deltina dhe që është shumë e verdhë”, sqaron ajo.


2. Pijet sportive
Dëshira për të qenë sa më aktivë nga aspekti sportiv, ka një çmim te dhëmbët tuaja, megjithëse jo aq të madh sa kafeja. “Niveli i sheqerit bën që të gjitha llojet e baktereve të fillojnë të rriten në dhëmbët tuaj”, thotë Karoush Maddahi, një dentist dhe kozmetik në Beverly Hills. “Jo vetëm që pijet sportive ju zverdhin dhëmbët, por shkaktojnë gjithashtu probleme të prishjes së dhëmbit nga përmbajtja e sheqerit”.

3. Vera e bardhë
Ndërsa vera e kuqe është shumë më keq, vera e bardhë mund t’jua prishë gjithashtu dhëmbët kur kombinohet me disa ushqime të caktuara. Le të themi se po pini një ose dy gota verë të bardhë përpara darkës dhe pastaj hani makarona me salcë domatesh. “Është sikur t’ua hapni poret dhëmbëve dhe të lejoni që të futen brenda ndotësit”, thotë Rosen.

4. Lëngjet e gjelbra dhe pijet e buta
dhembeLëngjet dhe pijet e tjera të buta janë të mira për trupin tuaj, por në varësi të sasisë me të cilën i konsumoni, ato nuk ju bëjnë aspak mirë për dhëmbët. Një rregull i përgjithshëm është që gjithçka që ju njollos rrobat dhe të cilën e keni të vështirë ta hiqni si njollë, do t’ju prishë edhe dhëmbët gjithashtu.

Pijet e buta zakonisht janë të mbushura me dredhëza, boronicë ose perime që kanë cilësinë që t’jua nxijnë dhëmbët. Kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i eliminoni ato si pije, por mund të përdorni një pipë për t’i konsumuar.

5. Çaji jeshil
Çaji i zi ose ai ngjyrë kafe shpesh ua kthejnë dhëmbët në të verdha ose gri, por edhe çajet më të lehta si ai jeshil mund t’ju lënë njolla të ngjashme në dhëmbë.
Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë fenomen, është të lani dhëmbët 30 minuta, pasi keni ngrënë apo pirë diçka që mund t’ju dëmtojë.

6. Shurupi i kollës
Shurupi i kollës lë në gojën tuaj më shumë sesa thjesht një shije e keqe. Shurupet me ngjyra janë plot sheqer që mund të shkaktojnë dëmtim të dhëmbëve dhe janë akoma më të rrezikshme për dhëmbët tuaj, sepse merren në mënyrë të përsëritur.

7. Pishinat
Nëse jeni të pasionuar pas notit, pishina mund të jetë arsyeja përse keni vënë re se dhëmbët tuaj kanë marrë një hije ngjyrë kafe. Kur notoni e hapni gojën shpesh për të marrë frymë dhe kështu mund të bini në kontakt me ujin e pishinës që ka kimikate, të cilat mund t’ju shkaktojnë nxirje të dhëmbëve.
Kini parasysh se kjo do t’ju prekë dhëmbët vetëm nëse shpenzoni më shumë se gjashtë orë në javë në ujë që është përmirësuar me substanca kimike.

8. Dëmtimet e rënda
Ndërsa dhëmbët e thyer ose të ciflosur mund t’ju shkaktojnë një dhimbje të madhe në çastin kur ndodhin, kjo nuk është e gjitha. Nëse luani sporte dhe vuani nga ndonjë lloj dëmtimi në gojë, edhe buzëqeshja juaj do të jetë më pak e shndritshme, shkruan Shqip. Sa herë që ndodh një lloj traume në dhëmbët tuaj, nervi i dhëmbit mund të vdesë dhe dhëmbi fillon të nxihet.

9. Ilaçe të caktuara
Dëmtimet nuk janë të vetmet që jua prishin dhëmbët. Ilaçe të caktuara për një periudhë të gjatë kohore ose nënshtrimi ndaj procedurave serioze si kimioterapi dhe trajtimet me rrezatim, mund të ndryshojnë gjakun që kalon nëpër gojë, duke ndryshuar ngjyrën e dhëmbëve tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori