LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet sindikatave policore të Maqedonisë dhe Kosovës

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet sindikatave policore të Maqedonisë dhe Kosovës

Sindikata e policëve të Maqedonisë ka nënshkruaj një memorandum bashkëpunimi me sindikatën e policëve të Kosovës. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të dy sindikatat të japin përkrahje mes veti edhe në zgjidhjen e problemeve në shtete e tyre, edhe në rast se ndonjëra nga  sindikatat përballet me probleme ndërkombëtare.

Organizmin të seminareve dhe trajnimeve, mbështetje për projektet e ndryshme si dhe mbështetjeve dhe ofrim të ndihmës së anëtarëve të sindikatës nëse janë në shtetin e Kosovës apo Maqedonisë, janë disa nga pikat e marrëveshjes.

“Këta dy sindikata do të bashkëpunojnë sidomos në sferën e dhënies së ndihmës mes të dy sindikatave kushdo që do të kërkojë si në territorin Kosovës po ashtu edhe në territorin e Maqedonisë, për të gjithë anëtarët që do të kërkojnë ndihmë kudo që janë. Do të punojmë në përparimin e të dy sindikatave, do të bashkëpunojmë edhe në marrjen e fondeve nga organizatat ndërkombëtare për punën e sindikatës dhe përmirësimin e punës së policëve”, deklaroi Aco Antovski, kryetar i Sindikatës së policëve të Maqedonisë.


“Bashkëpunimi do të jetë i sinqertë dhe kolegialiteti mes dy sindikatave do të jetë shumë i sinqertë dhe apolitik mes të dy palëve, si dhe respektimin e anëtarësisë pa marrë parasysh bazat etnike dhe fetare. Ky memorandum ka një rëndësi të madhe për sindikatën e Kosovës dhe Maqedonisë dhe do të na hapë rrugë për organizimin e përbashkët sindikal, qoftë në trajnim, në organizime, por edhe në fonde të përbashkëta që do të jenë në favor të të dy sindikatave”, deklaroi Valbona Kamberi Hoxha nga Sindikata e Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori