LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare, Basri Sejdiu dhe nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në këtë komunë.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për medie ku thuhet se Komuna e Podujevës ka dhënë në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

I pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.


Në njoftim thuhet po ashtu se SHSKUK do ta hartojë projektin për ndërtimin e objektit të ri të këtij spitali.

“Parashihet që ShSKUK të hartoj projektin zbatues dhe të ndërtojë objektin e ri të Spitalit të Përgjithshëm në Komunën e Podujevës, si dhe ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e tij. Pas funksionalizimit, i njëjti organizohet, mirëmbahet, menaxhohet dhe administrohet nga SHSKUK, konform legjislacionit përkatës në fuqi. Të pranishmit në këtë aktivitet e vlerësuan të domosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm ndërtimin këtij spitalit në mënyrë që banorët e Podujevës të kenë qasje në shërbimet shëndetësore”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori