LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarja e PDK-së i reagon Vuçiqit dhe mbron Kurtin: E kam oponent politik, por fajtor për sot është Serbia

Nënkryetarja e PDK-së i reagon Vuçiqit dhe mbron Kurtin: E kam oponent politik, por fajtor për sot është Serbia

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka dalë në krahë kryeministrit Albin Kurti, derisa ky i fundit është fajësuar nga presidenti i Serbisë për situatën në veri.

Çitaku thotë se pavarësisht se Kurtin e ka oponent politik, Vuçiqi nuk mund t’ia lerë atij fajet për situatën në veri.

“Shfaqje teatrale dhe patetike e Vuçiqit sonte. Kurti tha ka faj. Njëjtë thonin për Thaçin, Mustafën, Haradinajn”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.


Vuçiq deklarohet rreth zhvillimeve të fundit në veri – vazhdon avazin e vjetër të propagandës serbe ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Vuçiq deklarohet rreth zhvillimeve të fundit në veri – vazhdon avazin e vjetër të propagandës serbe ndaj Kosovës

“Kurtin unë e kam oponent politik dhe e kundërshtoj zëshëm për politikat e tij. E fajësoj për mungesën e reagimit qeveritar karshi inflacionit, mungesës së projekteve zhvillimore, mungesën e koordinimit me SHBA dhe BE. E kritikoj për rrënimin e dialogut social me media, biznese, shoqëri civile, opozitë. E kritikoj për qasjen e tij në dialog me Serbinë”, ka shkruar tutje Çitaku.

Ajo thotë se fajtori i vetëm për gjendjen e sotme në veri është Serbia dhe grupet paramilitare

“Por, për gjendjen e sotme në veri, Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj. Ju e keni provokuar situatën. Shpresoj ta merrni mësimin.  Kosova është ndërtuar qe 24 vite”, ka shkruar tutje Çitaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Kalo në kategori