Indeksonline: Z. Hoti, partia ku ju jeni në postin e nënkryetarit, e prishi koalicionin qeverisë me LDK, pavarësisht se kishit mandat deri më 2018. A besoni se keni vepruar drejt?
Hoti: Qeveria Mustafa u rrëzua që prej kohës kur vetë LDK-ja nuk ia dha për afro 30 për qind mbështetjen liderit të vet. Kryeministri lëngoi politikisht nga mosmbështetja prej vetë partisë së tij. U godit rëndë e pabesisht deri sa kryeministri së bashku me qeverinë e Kuvendin u rrëzuan realisht. Isa Mustafa u bë i pafuqishëm për vendimmarrje. Goditja e dytë ishte nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel për Asociacionin në gusht të vitit 2015. Goditjet tjera janë ndihmëse. Kryeministri Mustafa ra përtokë se u godit nga brutet e vet. Ne si PDK vetëm e kemi shpëtuar agonin e tij, që vendi të mos i vuaj pasojat. As më shumë e as më pak. Qytetarët e Republikës meritojnë njerëz me vendimmarrje të guximshme, të drejtë, me prosperitet. Republika e Kosovës nuk qeveriset më nga OKB apo të tjerë për të marrë vendime në vend të saj. Ajo duhet t marrë vendime vetë! Ajo duhet të marrë vendime të drejta, substanciale e cilësore!
Indesksonline: Ju i keni parasysh të dhënat se e humbët sërish postin e kryeministrit në kuadër të koalicionit parazgjedhor, PDK-AAK-NISMA?
Hoti: Po është e vërtetë se ia ofruam postin e kryeministrit koalicionit AAK-Nisma, para garës zgjedhore. Por, mos harroni, posti është postë. Ai buron nga fuqia e PDK-së në këtë rast. Në këtë drejtim askush nuk do të mund të dalë mbi qëllimet që ka PDK-ja me programin e saj «Fillimi i Ri». Sikur Kryeministri Mustafa të ishte në gjendje të ngrihej prej goditjeve që i pësoi prej njerëzve të partisë së tij, ai do të ishte kryeministër deri në fund të mandatit, më 2018. PDK-ja, sado e panatyrshme që mund të tingëllojë, kishte nevojë që postin e kryeministrit, pas asaj çmendurie politike e antikushtetuese të VLAN-it, ta drejtonte dikush tjetër. PDK kishte nevojë t’u dëshmojë gjithë atyre që e kishin humbur kryet për pushtet bashkë me arsyen e gjykimit, se rregullat dhe loja demokratike nuk mund të zëvendësohen nga çoroditja politike! Kjo dëshmoi aftësinë dhe pjekurinë e PDK-së për të ndarë pushtetin dhe përgjegjësitë me partnerët e skenës politike të vendit. Por, natyrisht bashkëpunimi, bashkërendimi dhe harmonizimi i programit me partnerët e koalicionit do të marrë në konsideratë të gjitha çështjet që janë në funksion të qytetarit dhe perspektivës së tij. PDK nuk e ka për telashe të pranojë idetë e qëlluara as të opozitës kur ato janë në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut. E pse jo? PDK është realisht parti që reflekton stabilitet, jo vetëm për shtetin e Kosovës, por për mbarë rajonin e më gjerë. Këtë e dëshmon lidershipit i PDK-së, i cili luan rol kyç në normalizimin e raporteve dhe në reflektimet e gjithanshme në kuadër të Ballkanit Perëndimor e më gjerë!
Kjo nuk do të thotë se edhe PDK nuk i ka gabimet e veta. Por askush nuk mëson dhe nuk korrigjohet më shumë sesa që këtë procese ndodhin brenda vetë PDK-së.
Indeksonline: Çka do të thotë «Fillimi i Ri» për juve personalisht z. Nënkryetar?
Hoti: Fillimi i Ri do të thotë prodhim vendor dhe rritje ekonomike mbi 8%. Do të thotë dyfishim të buxhetit për bujqësi dhe pesëfishim të ekspertëve. Do të thotë bilanc tregtar pozitiv. Do të thotë rol kyç të gruas e të rinis në kolektivitetin dhe institucionet tona. Do të thotë krijim i fondeve për barazi gjinore, për rini, për sigurimin e investimeve në vlerë prej 200 milion euro, për ICT. Do të thotë rritja e pagave dhe pensioneve në sektorit publik prej 30 % gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, dyfishimi i buxhetit për bujqësi e pesëfishimi i eksportit. Do të thotë themelimi i Agjencisë Zhvillimore të Kosovës, reformim të sistemit zgjedhor dhe formimin e ushtrisë. Do të thotë ulje e TVSH-së, zvogëlimi i Tatimit në fitim e akcizë prej 0% në naftë për bujqësinë, ulja e tatimeve për çiftet e reja, rregullimi i pushimeve të lehonisë. Do të thotë hartimi i Master-Planit për ujitje në Republikën e Kosovës, dyfishimi i sipërfaqes së ujitur në Kosovë, për të arritur 100 mijë hektarë tokë bujqësore të ujitur. Do të thotë pranimi i stazhit të viteve të 90-ta. Do të thotë ndërtimi i Pallatit Olimpik, objekti ku do të vendosen federatat dhe Komiteti Olimpik, administrata dhe hapësirat paraolimpike, pishinat olimpike, Fakulteti i Edukatës Fizike (pranë aeroportit). Do të thotë ndërtimi i 300 çerdheve në gjithë vendi dhe në 1000 banorë një ҁerdhe. Do të thotë investime rreth 300 mil € në zhvillimi e minierës së re të linjitit-Sibofci Jugor, 37 milion euro në infrastrukturë digjitale. Do të thotë realizimi i planifikimit të 645.5 milion eurove të alokuar nga BE për periudhën 2014- 2020. Do të thotë themelimi i Gjykatës Tregtare, si dhe krijimi i standardit “Cilësia e Kosovës”, si interes nacional. Do të thotë të investohen rreth 400 MW energji te ri-përtritshme në koordinim me sektorin privat, si dhe rregullore për vendosjen e produkteve vendore në supermarket. Do të thotë digjitalizimi i shkollave, modernizimi i Kurrikulës. Do të thotë projekti 1 miliard “Kosova e Re”, rehabilitim i Kosovës B, promovimi i tregut të përbashkët energjetik me Shqipërinë, si dhe investimi prej 300 milionë euro në rimëkëmbjen dhe funksionalizimin e Trepçës, modernizimi i Fakultetit për Miniera. Do të thotë reformë në sundimin e ligjit dhe operacionalizimi i Njësisë së Helikopterëve. Do të thotë fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në hartimin e kurrikulave të përbashkëta, riaftësimi i mësimdhënësve në përputhje me kriteret e licencimit, rritja e vijueshmërisë në shkolla në kuadër të standardeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe parandalimi i braktisjes së shkollës prej anës së nxënësve. Do të thotë program për Fëmijërinë e Hershme. Do të thotë fuqizim dhe përkrahja për fëmijët e diasporës me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar. Do të thotë forcimi i inspektoratit shëndetësor dhe atij farmaceutik. Do të thotë legjislacionit për Ruajtjen e Vlerave të Luftës Çlirimtare, përfundimi i punimeve në të gjitha komplekset memoriale dhe ngritjen e përmendoreve, për heronjtë tanë, ndërtimi i obeliskut të lirisë në Prishtinë, themelimi i muzeut të veçantë për luftën çlirimtare të Kosovës, anëtarësimi në INTERPOL dhe avancimi i bashkëpunimit me EUROPOL-in, anëtarësimi i plotë i Republikës së Kosovës në OKB, në Organizatën Botërore të Shëndetësisë-WHO, në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil-ICAO dhe UNESCO., si dhe marrja e statusit të vendit kandidat. Do të thotë lidhja e Kosovës me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP). Do të thotë ndërtimi i të gjitha fushave të hapura për futboll, sipas nevoja të banorëve, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës brenda një mandati qeveritar, themelimin e Muzeut të Paqes në Kosovë, ndërtimi i Muzeut i Arteve Bashkëkohore, themelimi i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, mundësi e privilegjuar «Diaspora në Atdhe»!
Indeksonline: Çfarë mund të thoni për partitë tjera konkurrente në këtë garë zgjedhore?
Hoti: Me vjen keq që nuk kam kohë të merrem me to, por ju uroj të gjithave suksese në garë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës