Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me nëndetësen turistike që u zhduk me pesë persona në bord, rrugës për në rrënojat e Titanikut.

Roja Bregdetare e SHBA-së tha se një aeroplan kanadez kërkimi kishte detektuar "zhurma nënujore" në zonën e kërkimit.


Sipas raportime, aeroplani detektoi “tinguj përplasjeje” nënujore në intervale prej 30 minutash që vinin nga ajo zonë, transmeton Telegrafi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po përpiqen të gjejnë nëndetësen turistike Titan në pronësi të kompanisë OceanGate.

Kontakti me nëndetësen Titan humbi një orë e 45 minuta pasi u zhyt të dielën pasdite, tha Roja Bregdetare e SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Sipas faqes së internetit të kompanisë OceanGate, bëhet fjalë për një nëndetëse 6.7 metra e gjatë dhe me peshë mbi 10 tonë, e cila mund të zhytet në një thellësi prej 4,000 metrash. Ka kamera, drita dhe skanerë për të eksploruar mjedisin. /Telegrafi/