Nëna pretendon që fëmija iu keqtrajtua në një shkollë të Mitrovicës, e mohon drejtori

Një nënë nga Mitrovica e Jugut është ankuar se djali i saj keqtrajtohet vazhdimisht në shkollën fillore “Abdullah Shabani” nga nxënës të tjerë. Por këtë e mohojnë drejtues të kësaj shkolle. Ndërsa, Policia e Kosovës ka nisur ta trajtojë këtë rast.
E shtuna është ditë pushimi, por në shkollën fillore “Abdullah Shabani” në Mitrovicën Jugore shumica e mësimdhënësve dolën në vendin e punës.
Kjo pasi që një nënë pretendon përmes një postimi në Facebook se djali i saj 11-vjeçar maltretohet nga nxënës të tjerë të shkollës.
“Djali im prej kohësh rrahet, shantazhohet, ofendohet, kërcënohet me armë të ftofta nga disa nxënës të tjerë të kësaj shkolle, kësaj moshe dhe kësaj komune. Djali nuk ka shkuar sot në shkollë (e që nuk është e para herë që mungon shkaku i frikës) nga të vjellurat, temperatura dhe traumat e shkaktuara nga këta bashkëmoshatar të tij”, ka shkruar Valbona Krasniqi, nëna e 11-vjeçarit.
Televizioni Dukagjini ka provuar të marrë detaje shtesë nga Krasniqi, por ajo ka qenë e paqasshme të shtunën.
Ndërkohë në postimin e saj në Facebook, ajo pretendon se shqetësimin e saj e ka ngritur te prindërit e këtyre nxënësve, kujdestarja e klasës dhe drejtori i shkollës, por sipas saj, nuk janë ndërmarrë masa.
Mirëpo, këto pretendime i mohon drejtori i shkollës “Abdullah Shabani”, Nazmi Beka, i cili i quan ato të pavërteta.
“Çdo herë kur gënjeshtra tenton të bërtet më shumë se e vërteta atëherë ne jemi të gatshëm t’i dalim përballë asaj, i demantojmë në plotni të gjitha pretendimet që zonja në fjalë i ka shpërnda për publikun”, ka thënë Beka.
Ai thotë se nuk i di arsyet e pretendimeve të nënës së 11-vjeçarit, por që nuk mohon që fëmijës së saj i është ndërruar klasa, për çka edhe refuzon të jap detaje nën arsyetimin se ruan dinjitetin e fëmijës.
Ndërkaq edhe Këshilli i Mësimdhënësve i kësaj shkolle lëshoi një deklaratë me shkrim, përmes së cilës u mohuan pretendimet e prindit.
E, Policia e Kosovës ka thënë se kanë filluar ta trajtojnë si rast.
“Policia në Mitrovicë, nga ana e ankueses, ka pranuar një informacion lidhur me shqetësimin e saj për fëmijën e saj në raport me shkollën ku vijon mësimin. Bazuar në kompetencat dhe autorizimet policore, në koordinim edhe me institucionet relevante për trajtimin e të miturve, policia ka filluar të trajtojë këtë rast”, thotë Policia e Kosovës.
E nga drejtoria e Arsimit në këtë komunë thanë që do lëshojnë një komunikatë për media gjatë ditës. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët