Ato janë bashkë në jetë por edhe në skenë, janë nënë e bijë dhe njëkohësisht këngëtare shumë të dashura për publikun shqiptar.
Shkrute Fejza dhe Gresa Behluli tash e disa vite nuk ndahen nga njëra-tjetra në muzikë, ato këndojnë bashkë nëpër shumë koncerte, ahengje e mbrëmje të ndryshme familjare, gjersa me vite na kanë sjellë duete të veçanta, këngë nga më të bukurat që kanë prekur zemrat e të gjithëve.
Një projekt të tillë ato e sollën vetëm pak ditë më parë, një këngë të rem e klip të titulluar “Nëna ime”, në të cilin më shumë se asnjëherë u pasqyrua dashuria e madhe nënë-bijë.
Kishin kaluar disa vite nga kënga e tyre e fundit së bashku, ndërsa 2017-ta i “bashkoi” sërish. Në një intervistë për Telegrafin, këngëtarja Gresa Behluli rrëfen më shumë rreth këtij bashkëpunimi të veçantë pranveror.
“Ideja ka qenë e përbashkët, sepse dy këngët e mëhershme i kemi sjell së bashku me video dhe kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe kemi pasur vazhdimisht kërkesa nga publiku si në paraqitjet tona live, ashtu edhe në rrjetet sociale ku vazhdimisht na kërkonin një bashkëpunim, dhe menduam se ishte koha e duhur”, tha Gresa për Telegrafin.
Ndërsa, e pyetur për suksesin e këngës, këngëtarja Behluli u shpreh se janë të kënaqura me suksesin dhe pritjes që i është bërë këngës.
“Jemi shumë të kënaqur, kënga është pritur mirë nga publiku. Është kënga e tretë që e sjellim me mamin të realizuar edhe me videoklip. Është një baladë me temë të ndjeshme, jemi munduar që të sjellim një këngë të mirëfilltë shqipe, e cila shpreh dashurinë e vajzës ndaj nënës dhe anasjelltas. Kemi punuar një kohë të gjatë në këtë projekt, dhe mendoj se ja ka vlejtur e gjithë puna jonë sepse komentet janë shumë pozitive”, shtoi më tej këngëtarja.
Ndërkohë, angazhimi i madh i tyre nëpër koncerte, ahengje e mbrëmje të ndryshme familjare nuk mungon, ndaj dhe Gresa shprehet e kënaqur në këtë aspekt.
“Këndojmë bashkë tani gjithmonë në paraqitjet tona nëpër koncerte të ndryshme, sepse mendoj që jemi një kombinim shumë i mirë, dhe deri më tani na ka ecur vërtet mbarë”, deklaroi Gresa për Telegrafin.
Pas këtij projekti, sigurisht që këngë të tjera pritet të vijnë, ndaj Gresa nuk hezitoi që për Telegrafin të tregojë disa nga planet e saj për të ardhmen.
“Planet janë të shumta, edhe pak do të shijojmë suksesin e këngës “Nëna ime”, pastaj planet për të ardhmen kemi, por kryesisht do të sjellim disa këngë solo. Unë kam në plan ti sjell dy këngë të reja të realizuara me videoklipe, dhe mami po ashtu punon për këngën e saj të re” tha në fund Gresa Behluli. /Telegrafi/
https://youtu.be/kYqx2-rpOiA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka – të ftoj unë në krevat se për tjetër send s’je ti

Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët