Humbja e papritur e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, ka lënë një boshllëk të madh në familjen, miqtë dhe fansat e tij.

Në këto momente të dhimbshme, nëna e tij ka zgjedhur të ndajë ndjesitë e saj në rrjete sociale, duke u shprehur me fjalë të sinqerta për mbështetjen që kanë marrë nga të gjithë ata që kanë qëndruar pranë familjes.


Në postimin e saj, ajo shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe qëndruar afër familjes, duke përfshirë bashkëshorten e Shpatit, Selvijen, si dhe familjarë dhe miq të ngushtë.

Ajo gjithashtu paralajmëron kundër spekulimeve dhe kërkon respekt për ta në këtë kohë.

Mesazhi i plotë i nënës së Shpat Kasapit (pa ndërhyrje):

"I faleminderoj të gjithë familjarët e familjes KASAPI, familjes sime nga prindërit e mi dhe natyrisht të gjithë shoqërisë sonë në përgjithësi,kolegëve dhe artistëve nga të gjitha trevat shqiptare për mbështetjen dhe ndarjen me ne,të dhimbjes së madhe që po përjetojmë me largimin nga jeta të SHPATIT tonë të dashur për të gjithë…!

Në mënyrë të veçantë dua të faleminderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm që e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkëudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim të vogël, ROELIT..!

Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndëroi jetë në krahërorin e Selvijes, mbi të cilët u hudh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…!!!

Faleminderim të sinqertë dua të shpreh edhe për familjen e Sefer dhe Elida Jao, Agimin dhe Besnikun, një familje e mrekullueshme,të cilët gjatë gjithë periudhës martesore të Shpatit dhe Selvijes, kanë qëndruar afër nesh gjithëmonë, kurse Shpatin e kishin jo si dhëndrin por si djalin e tyre…!

Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne, vjehre dhe gjysheje, do e dënoj jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht…!

Ju lutem atyre,që në këto momente mundohen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, cilindo prej emrave që përmenda më lartë, sidomos Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë në këto çaste të rënda për mua, të lejojnë t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe le të shohin punët e tyre personale..!

Për fund, një FALEMINDERIM të thellë për gjithë ata që na ngushëlluan për Yllin, Dritën dhe Birin tim dhe të juajin SHPATIN…! PREHU NË PAQË SHPIRTI I MAMIT". /Telegrafi/

Foto: Instagram