LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Lady Gagas rrëfen për depresionin e vajzës së saj

Nëna e Lady Gagas rrëfen për depresionin e vajzës së saj
Lady Gaga (Foto: Presley Ann/Getty Images for Haus Laboratories/Guliver)

Këngëtarja e famshme, Lady Gaga, është përfolur shumë për shëndetin mendor. Ajo i frymëzoi fansat me rrugëtimin e saj që nga fëmijëria, kur ngacmohej nga bashkëmoshatarët e deri kur u shndërrua në yllin me famë botërore dhe në fituesen e çmimeve të shumta.

Në fillimin e betejës së saj me ankthin dhe depresionin, ajo ishte thjesht një fëmijë i zakonshëm që kishte nevojë për nënën e saj.

"Kurrë nuk do të bëhesh e famshme" - kur ishte në universitet, ishte formuar një grup kundër Lady Gagas
Lexo po ashtu "Kurrë nuk do të bëhesh e famshme" - kur ishte në universitet, ishte formuar një grup kundër Lady Gagas

“Si prind nuk isha e gatshme ta përballoja këtë. Ajo kaloi kohë të vështira, e poshtëruar, përhumbur, e izoluar. Nga një vajzë e re e lumtur dhe frymëzuese u shndërrua në dikë që filloi të vinte në dyshim vlerësimin për veten”, ka deklaruar nëna e Gagas, Cynthia Germanotta, për programin televiziv CBS This Morning.


Lady Gaga (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Në vitin 2012, këngëtarja së bashku me të ëmën bashkë themeluan fondacionin “Born This Way” që ua jep mundësinë të rinjve të praktikojnë shëndetin mendor dhe emocional.

Germanotta u siguron të tjerëve mjete dhe këshilla për të ndihmuar të dashurit e tyre që vuajnë si vajza e saj dikur, përcjell Atsh.

Të gjithë të ftuarit në program vendosën fjongo me ngjyrë të gjelbër, në shenjë solidariteti për të dërguar mesazhin se “është normale të mos jesh mirë”. /KP/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori