LAJMI I FUNDIT:

Nëna dhe vajza dyvjeçare viktimat e para të incidentit në Mynih

Nëna dhe vajza dyvjeçare viktimat e para të incidentit në Mynih

Një foshnjë dyvjeçare dhe nëna e saj kanë vdekur pasi një veturë u përplas me një grup njerëzish në Mynih të enjten.

Nëna 37-vjeçare dhe vajza e saj janë viktimat e para nga incidenti, njoftoi policia gjermane.

Nërsa të paktën 36 persona u lënduan mëngjesin e së enjtes kur vetura u përplas me një turmë që merrte pjesë në një demonstratë sindikaliste.


Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje gjermanëve të “qëndrojnë së bashku” ndërsa ai vendosi lule në vendin e ngjarjes sot, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Ne të gjithë duhet të qëndrojmë së bashku tani, të sigurohemi që vendi ynë të qëndrojë së bashku dhe që vetë vlerat që bashkuan ata që organizuan në mënyrë paqësore një tubim këtu dhe mbajtën një marshim, të bashkohen me ata që ndihmuan këtu, domethënë që ne jemi bashkë si qenie njerëzore”, tha Scholz.

Bëhet e ditur se një shtetas afgan 24-vjeçar i njohur si Farhad N. u ndalua në vendngjarje.

I dyshuari ka jetuar në Mynih që kur mbërriti si i mitur i pashoqëruar në vitin 2016.

Ai ishte legalisht në Gjermani me leje pune dhe nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.

Por tani po hetohet për 36 akuza për vrasje në tentativë, si dhe lëndim trupor dhe ndërhyrje të rrezikshme në qarkullimin rrugor.

Sipas prokurorisë, motivi i sulmit ishte fetar, megjithëse nuk kishte asnjë provë se ai ishte i lidhur me ndonjë rrjet radikal.

Ndryshe, sulmi ngjalli akoma më shumë debat në Gjermani në lidhje me migracionin, një shqetësim kryesor midis votuesve ndërsa ata shkojnë drejt qendrave të votimit javën e ardhshme për të zgjedhur një qeveri të re. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Amerika
E inkurajoi që të hidhet me litar nga 30 metra lartësi, humb jetën 33-vjeçarja nga Kazakistani – dënohet me 4 vite burgim instruktori

E inkurajoi që të hidhet me litar nga 30 metra lartësi, humb jetën 33-vjeçarja nga Kazakistani – dënohet me 4 vite burgim instruktori

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Azia
Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Evropa
Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Evropa
Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt

Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt

Evropa
Kalo në kategori