LAJMI I FUNDIT:

Nën orën e rreptë policore, pamje që tregojnë si ukrainasit festuan Vitin e Ri në Kiev

Nën orën e rreptë policore, pamje që tregojnë si ukrainasit festuan Vitin e Ri në Kiev

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka publikuar një video, përmes të cilës tregon atmosfera që ka mbretëruar në Kiev gjatë natës së ndërrimit të moteve, ku aktualisht është në fuqi ligji i orës policore.

Në anën tjetër, pak minuta pas fjalimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, janë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore, transmeton Telegrafi.

Sot në mëngjes është konfirmuar se rusët kanë kryer sërish sulme me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, e në copëzat e njërit prej dronëve rusë që u rrëzua nga mbrojtja kundërajrore e Kievit, shihej një mesazh të cilin e kishin shkruar ushtarët rusë.


Ata nuk kishin hezituar që të fyejnë popullin ukrainas dhe në njërin prej dronëve të shkruajnë “Urime Viti i Ri”, dëshmi se rusët vazhdimisht kanë për objektiv infrastrukturën civile e jo atë ushtarake siç pretendon Kremlini.

Në video dëgjohen banorët duke bërtitur nga dritaret dhe tarracat e apartamenteve “Lavdi Ukrainë, lavdi popullit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori