Nëse kultura grafike, dorëshkrimi gjithandej i njohur dhe i rinjohshëm, shkathtësia e gjetjeve origjinale, të aplikueshme me lehtësi në të gjitha sferat e jetës, duhet te jetë pasqyrë e shkallës së zhvillimit dhe kulturës së përgjithshme të një rrethi dhe të një shoqërie, atëherë ne në Kosovë, me atë që ofron Nexhat Krasniqi - NEKRA dhe shkolla e tij e dizajnit, mund të themi me plot gojën se gjendemi në lartësitë e lakmueshme edhe nga popuj e kultura me ‘kapacitete’ dhe ‘efiçenca” më të gjera se kjo jona.
Eqrem Basha,
Publicist
Shpërthimi, nga ana tjetër, aq i shpejtë dhe i papengueshëm përtej kufijve i karikaturës dhe vizatimit të tij karakteristik satirik, i kompozimeve tejet të veçanta fantazmogorike, dëshmuar e konfirmuar me shumë mirënjohje prestigjioze dhe çmime të larta botërore, shquajnë gjithashtu një artist të gjithanshëm, komplet e kompleks, me shkathtësi e inteligjencë të llojit e sojit të vet.
Dizajni dhe arti grafik në përgjithësi ofrojnë zgjidhje që krijojnë raporte dinamike dhe të gjithanshme në botën moderne. Komunikimi përmes tij është i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë. Porositë janë të qarta dhe sintetizuese. Mbase mund të prekin të gjitha fushat e komunikimit bashkëkohor. Ndaj nuk ka asnjë dyshim se edhe mjeshtri dhe artisti që i arrin këto atribute dhe i ndërton këto mesazhe duhet të ketë bagazhin e një kulture dhe diapazoni të gjithanshëm figurativ, artistik e intelektual njëkohësisht.
Në qarqet e artistëve tanë aplikativë NEKRA pa dyshim ka krijuar emër dhe autoritet me të cilin njihet jo vetëm ai, por edhe koha që e jetojmë. Shenjat, distinktivet, logot, afishet, zgjidhjet grafike, video-grafike, kolazhet, faqosjet dhe gjetjet bashkëkohore grafike të gazetave e revistave, porositë e marketingut, katalogët, ballinat e librave… pastaj karikatura, vizatimi satirik, figura specifike, e gjallë në lëvizje, dinamike në formë dhe në përmbajtje, në vija karakteristike, me kolorit të pasur dhe mjeshtërisht të harmonizuar, deri te zgjidhjet me animacion, klasik dhe bashkëkohor, të gjitha këto përmblidhen në opusin e vetëm një njeriu – NEKRËS.
Porosia e mprehtë e karikaturës së tij është një formulë e mbështetur në një mendim të thellë, jo gjithmonë lehtë të kapërthyeshëm, ndërsa vizatimi i saj më shumë i pëlqen artit të grafikës artistike se sa thjeshtësisë së vijave që kanë për qëllim vetëm të përcjellin një mendimin satirik.
Për të gjitha këto NEKRA mbetet një shkollë, një mendim dhe një model që ndiqet me shumë dashuri dhe mirënjohje nga një gjeneratë e tërë disenjatorësh, grafistësh, animatorësh e karikaturistësh të rinj.
Nexhat Krasniqi – NEKRA
Lindi në Pejë.
Mbaroi Akademinë e Arteve, drejtimin e grafikës.
Specializoi disenjin grafik dhe filmin e animuar.
Merret me karikaturë, disenj grafik dhe film të animuar.
Më 1983, realizoi filmin e parë vizatimor kosovar: ‘Proteza’ për ‘Kosovafilm’ – Prishtinë…
Pjesëmarrës dhe i shpërblyer në shumë festivale botërore të karikaturës.
Organizator dhe drejtor i Festivalit Botëror të Karikaturës ‘KOSOVAAWARD’ – Pejë
Aktualisht, pos karikaturës dhe disenjit grafik është i angazhuar në realizimin e filmit artistik vizatimor ‘Përtej’, 7 min. në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës…( skenari, regjia dhe animacioni: Nekra )
Vepron në Pejë, Prishtinë dhe Tiranë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet