Nedim Bajrami vazhdon me gola të bukur, Empoli drejt Serie A

Nedim Bajrami ka vazhduar me formë të mirë te Empoli, duke e drejtuar skuadrën drejt Serie A.
Empoli kryeson në Serie B dhe ndodhet në rrugën e duhur për t’u kthyer në elitë, pasi ka tubuar 66 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë.
Sot Empoli mposhti Brescias me rezultat 4-2, ku mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ishte një nga autorë e golave.
Ishte minuta e 17-të kur Bajrami dërgoi rezultatin në 2-0 falë një gjuajtje të saktë nga jashtë zonës.
Ky ishte goli i katërt sezonal, ndërsa numëron edhe tetë asistime këtë sezon.
22-vjeçari ka zgjedhur të luajë me kombëtaren shqiptare, por FIFA nuk e lejoi të vishte fanellën kuqezi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/04/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































