Në Vjenë protestohet kundër dygjuhësisë në Maqedoni

Maqedonasit që jetojnë dhe punojnë në Vjenë kanë protestuar sot për të shprehur revoltën e tyre ndaj siç thuhet, iniciativës për dygjuhësi zyrtare në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç bën të ditur korrespondenti i AIM-së nga Vjena, mbi 200 maqedonas me parulla ''Kundër dygjuhësisë në Maqedoni'', ''JO për federalizimin e Maqedonisë'', dhe ''Mjaft për tradhtarët'', ata kanë protestuar kundër siç thonë ''rendin kushtetues në shtetin maqedonas''.
Protestën njëorëshe e kanë mbajtur kundër siç deklarojnë, tentimeve për destabilizim politik të vendit nga LSDM-ja. Përndryshe, protesta është mbajtur si një kundërreagim ndaj deklaratave të Zoran Zaevit për dygjuhësi në tërë territorin e Maqedonisë.
Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të brendshme, kryesisht nga partia në pushtet, OBRM-PDUKM-ja dhe nga persona të lidhur me këtë parti./Telegrafi/



















































