LAJMI I FUNDIT:

Në veri të Kosovës, “rruga” gjykatë-burg bëhet me tunel (Video)

Në veri të Kosovës, “rruga” gjykatë-burg bëhet me tunel (Video)

Pas implementimit të një projekti për ndërtimin e një tuneli, më nuk do të ketë nevojë për shumë forma sigurie për t’i bartur të burgosurit në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Kjo të paktën për ata që qëndrojnë në burgun e kësaj zone.

Ky tunel nëntokësor, që do të shtrihet përgjatë afro 200 metra, do të kalojë nëpër prona të Kombinatit “Trepça”.

Kështu po realizohet një kërkesë e kamotshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës, që tani do të zbatohet nga Bashkimi Evropian. /Klan Kosova/