Steven N’zonzi i Sevillas ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar veror, me Juventusin që e drejtonte garën për të.

Por në atë kohë Sevilla vendosi ta mbajë dhe nuk e lejonte largimin e tij pa përmbushjen e klauzolës.


Edhe Evertoni kishte shfaqur interesim për francezin, por që as këta nuk arritën t’i marrin shërbimet e tij.

Arsyeja e dorëzimit të Juventusit dhe Evertonit është pasi lojtari ka treguar rendiment të dobët në këtë kohë.

GettyImages 837285606

Steven N'Zonzi i Sevillas drejt largimit /Getty Images)

E ardhmja e N’Zonzit është e paqartë, sidomos pas shkarkimit të trajneri Eduardo Berizzo.

Sipas El Mundo Deportivos, lojtari pëlqehet në Ligën Premier, nga disa skuadra, normalisht duke e përjashtuar Evertonin.

Mesfushori edhe më parë ka luajtur në Ligën Premier te klubi si Blackburn dhe Stoke. /Telegrafi/

telegrafi sport app