LAJMI I FUNDIT:

Në Turqi restaurohet kisha 1800-vjeçare

Në Turqi restaurohet kisha 1800-vjeçare

Një kishë e epokës romake në Turqinë juglindore, është duke u restauruar për të mirëpritur edhe një herë vizitorët.

Kisha 1800-vjeçare e Shën Gjergjit në provincën Diyarbakir, shërbeu si galeri arti pasi u restaurua për herë të parë në vitin 2008.

Për shkak të nevojës për mirëmbajtje, puna e restaurimit filloi nga Bashkia Metropolitane, 90 për qind e të cilës ka përfunduar deri tani.


Kreu i Departamentit të Planifikimit Urban të bashkisë, Mehmet Karaaslan, tha se kjo është një nga ndërtesat më të rëndësishme historike të qytetit. /AA/