Rayssa Teixeiro Melo nga Brazili, është bërë e dhunshme gjatë një emisioni televiziv, kur prezantuesi i paemëruar ia ka prekur të pasmet.

Modelja që ka bërë famë në rrjetet sociale fal linjave të mahnitshme trupore, e ka qëlluar atë në fytyrë para se t’ia hidhte sipër disa shishe plastike, transmeton Telegrafi.


E tëra ka filluar kur prezantuesi - që po ia lyente trupin me losion për mbrojtjen nga dielli - e ka kapur në vend të papërshtatshëm.

“Janë të pasmet e mija”, dëgjohet duke thënë Melo dhe më pas largohet nga studioja.

Mësohet se ajo ishte ftuar të reklamonte preparatin për mbrojtje, kur ai ka dashur të përfitojë nga rasti. /Telegrafi/

https://m.youtube.com/watch?v=4BAxixHzkQo