LAJMI I FUNDIT:

Në BE thonë se ende s’janë krijuar kushtet për heqjen e masave ndaj Kosovës

Në BE thonë se ende s’janë krijuar kushtet për heqjen e masave ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian ka konfirmuar sërish se akoma nuk janë krijuar kushtet për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat Brukseli i vendosi në qershor të vitit të kaluar.

Në një debat të zhvilluar në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Marko Makovec, drejtor për Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm ka bërë të ditur se situata në veri të Kosovës nuk po përmirësohet dhe tensionet, sipas tij po vazhdojnë të grumbullohen.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të lirojë gradualisht masat, por të gjitha vendet anëtare duhet të jenë shumë të bindura. Dhe, nëse i ndiqni kushtet dhe çfarë po ndodh në veri të Kosovës, situata e sigurisë nuk është përmirësuar dukshëm”, u shpreh Makovec.


Ai vlerësoi se viti i kaluar ishte me zhvillime të përziera në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai përmendi eskalimin e dhunës në muajin maj në veri dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, raporton televizioni publik.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën përmes zbatimit të shpejtë të të gjitha angazhimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë marrëveshjen për rrugën e normalizimit dhe zbatimin e aneksit, mbetet kush i qartë. Kjo vjen me përgjegjësinë për stabilitetin rajonal, ku përgjegjësia për sulmet e ndodhura më 24 shtator mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme”, porositi drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm.

Serbinë ai e cilësoi si shtet të rëndësishëm në rajon si për çështje të stabilitetit, ashtu edhe jostabilitetit.

Po ashtu, përsëriti dosmodoshmërinë që ky shtet të përshtatet me politikën e jashtme të BE-së sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe konfirmoi se pikërisht kjo çështje ka pasoja për procesin e integrimin të Serbisë në BE.

Makovec ka nënvizuar se Serbia po vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë dhe ka takime të rregullta me zyrtarët e Moskës.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori