LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë u promovua projekti ekologjik ”City Tree”

Në Tetovë u promovua projekti ekologjik ”City Tree”

Sot në hapësirat e komunës së Tetovës u bë prezantimi i projektit ”City Tree”, i implementuar nga ana e shoqatës Eko-Svest nga Shkupi, në partneritet me komunën e Tetovës dhe ambasadën e republikës gjermane në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo formë inovative për të luftuar ndotjen e ajrit ambiental, përmes vendosjes së paneleve të kopshteve vertikale, ka për qëllim pastrimin e ajrit si dhe ngritjen e vetëdijës qytetare për sa i përket këtij problemi.

Projekti ka në plan të instalojë një total prej dy strukturave City Tree në Shkup dhe Tetovë, të cilat janë siguruar me ndihmën e donacioneve nga kompanitë vendore dhe të huaja.


Ndërkaq, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi foli edhe për çështjen e kombinatit ”Jugohrom” duke thënë se ”Unë si e para mes të barabartëve në qytetin tim, propozoj dhe qëndroj fuqishëm mbas faktit që nëse nuk janë përmbushur kushtet dhe nuk janë vendosur filtrat mbrojtjës në ndotësin Jugohrom me të cilat do të reduktohej emetimi i gazrave të dëmshëm, Ky kapacitet industrial duhet patjetër të ndalojë me punë deri në fund të muajit Mars 2017, nga vet fakti që gjatë këtyre muajve kritik treguesit e ndotjes së ajrit në Tetovë arrijnë shifra alarmante. Ky qëndrim i imi aspak nuk dua të interpretohet si tendencë për të shkaktuar dëm social mbi të punësuarit dhe familjet e tyre, dhe pikërisht për këtë mendoj që Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për problemin e lartëpërmendur dheurgjentisht të marrë përgjegjësi për dëmshpërblim dhe kompenzim e të punësuarve në këtë kapacitet industrial, për periudhën përderisa ky kapacitet industrial të qëndrojë mbyllur. Është në interes të qytetarëve të Tetovës, rajonit të Pollogut por edhe për vetë shtetin, që të kemi ambient sa më të pastër jetësor, ku të gjithë do të mundemi të marrim frymë lirshëm.”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori