LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë protestuan edhe pozita edhe opozita

Në Tetovë protestuan edhe pozita edhe opozita

”Revolucioni Laraman” edhe mbrëmë protestoi në Tetovë, duke shfaqur pakënaqësinë për vendimin e kryetarit Ivanov, pë faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, ndërkaq nuk e kanë ndërmend që të ndalen me protestat, deri në arritjen e qëllimeve të tyre kundër pushtetit jopopullorë. Kjo është porosia e tyre. transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër, kanë protestuas mbështetësit e pushtetit, të udhëhequr nga LQMM-ja. Ata u drejtuan kah selia e LSDM-së në Tetovë. Ata thonë se Maqedonia duhet të mbetet e tërë dhe maqedonasit të mos ndahen, duke porositur se nuk duhet që të ketë demolime, por krijime. Ky është qëllimi i kundër protestuesve./telegrafi/