Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata, informuan sot në mëngjes nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet i pandërprerë dhe në rrugë të thata.


Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.