LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 21 pacientë me COVID-19, tre janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 21 pacientë me COVID-19, tre janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19, tre prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.

Me oksigjeno terapi janë duke u trajtuar 14 pacientë, ndërkaq një po trajtohet me respirator dhe një është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

“Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë është në respirator, 14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 3 pacientë në gjendje më të rëndë. 1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.


Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. 249 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,669 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione. 141 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë  88 Rëntgena, 33 EHO dhe 20 CT-ja”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori