LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup mbahet forumi i ministrave “BE – Ballkani Perëndimor”

Në Shkup mbahet forumi i ministrave “BE – Ballkani Perëndimor”

Maqedonia e Veriut sot dhe nesër do të jetë vend-nikoqir i “Forumit ministror për drejtësi dhe punë të brendshme BE – Ballkani Perëndimor”, i cili do të mbahet në Kuvend nën mbrojtjen e kryesisë finlandeze me Këshillin e BE-së.

Siç njoftojnë nga MPJ, vendet anëtare të BE-së do të përfaqësohen nga ana e ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të Finlandës, përfaqësues të Gjermanisë dhe Kroacisë, komisarë relevant për drejtësi në BE dhe përfaqësues tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dita e parë e konferencës do të dedikohet për sektorin e drejtësisë, e dyta për sektorin e punëve të brendshme. Komisarja për drejtësi Vera Jourova sot do të marrë pjesë në takimin që do të diskutohet për sundimin e drejtësisë dhe reformat gjyqësore, si dhe kushtet në burgje dhe përdorimi i sanksioneve alternative.


Vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të përfaqësohen nga ministrat për drejtësi dhe për punë të brendshme, gjegjësisht nga përfaqësues të lartë të këtyre ministrive.

Ndryshe, forumi mbahet në nivel vjetor dhe është pjesë e Strategjisë për mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE./Telegrafi/