Në Serbi rritet bilanci i të prekurve me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka njoftuar sonte edhe për gjashtë raste të reja me coronavirus, në kohën kur ky vend është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19.
Me këtë numri i të sëmurëve me coronavirus, i cili në mëngjes ishte 97, tash është rritur në 103.
Serbia ka mbyllur të gjithë kufijtë e saj për shtetasit e huaj, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme. /kp/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































