LAJMI I FUNDIT:

Në QIK u mbajt ekspozita e piktorit Saraçini

Në QIK u mbajt ekspozita e piktorit Saraçini

Mbrëmë në Qendrën Informative Kulturore u mbajt ekspozitë e veprave të piktorit të ndjerë Bedri Saraçini. Ekspozita, e cila u mbajt me rastin e njëvjetorit nga vdekja e piktorit të mirënjohur shqiptar, u organizua nga QIK dhe Sofra gjakovare – Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I njohur në trojet shqiptare dhe më gjërë si një piktor briliant, veprat e tij do të mbesin një thesar i çmueshëm në botën e artit figurativ. Krijimi e tij kalon nëpër disa faza artistike, nga realizmi në impresionizëm dhe ekspresionizëm. Ka përpunuar motive të ndryshme si: rrënojat, ndryshimet tektonike, vullkane, përmbytjet dhe të tjera.

Bedri Saraçini ka realizuar mbi 15 ekspozita personale dhe gjithashtu ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore në Maqedoni dhe Shqipëri, njofton AIM.


Gjatë veprimtarisë së tij ka pikturuar mbi 4.000 vepra, duke mos i numëruar këtu portretet, por jo të gjitha janë ekspozuar në ekspozitat e tij personale dhe në grup.

Shumë vepra të tij gjenden në shumë vende të Evropës dhe kontinente tjera nëpër botë. Ai ka punuar në Kroaci, Mal të Zi, Greqi, Turqi, Holandë, Spanjë, e tjerë, ku ka realizuar vepra të shumta artistike dhe kontakte me artistë të mëdhenj, me çka edhe e ka zgjeruar opusin e tij artistik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori