Mbi 100 të burgosur në Kosovë kanë fituar nga e drejta për lirim me kusht gjatë vitit 2016. Nga 427 kërkesa sa ishin dorëzuar totalisht në këtë komision, 138 prej tyre kanë plotësuar kushtet për të fituar lirimin me kusht.
Koordinator i Panelit për Lirim me Kusht, Bedri Duraku, i ka thënë se nga gjithsej 427 të burgosur që kanë bërë kërkesa për lirim, 250 prej tyre janë kthyer negative.
Sipas tij, refuzimi i kërkesave për lirim me kusht nuk është përfundimtar, ngase në secilin rast Paneli ka caktuar afatin kohor për rishqyrtim.
“Gjatë vitit 2016 kanë aplikuar për lirim me kusht gjithsejte 427 persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë, prej tyre Paneli ka marrë aktvendim për lirimin me kusht për 138 persona të dënuar të cilët janë nën masën e mbikëqyrjes, ndërsa janë refuzuar kërkesat për lirim me kusht për 250 persona të dënuar, është shprehur Duraku.
Ai, thotë se janë pushuar procedurat për lirim me kusht për 26 raste, ndërsa janë hedhur poshtë si të papranueshme dy raste dhe janë pezulluar procedurat e trajtimit për tetë çështje.
“Sipas të dhënave rezulton se për vitin 2016 janë liruar me kusht 35.6 %, ndërsa janë refuzuar 64.4%. Sa i përket gjinisë, 15 femra kanë aplikuar për lirim me kusht, 2 prej tyre janë liruar, 3 çështje janë pezulluar për arsyet e përmendura në aktvendime, ndërsa janë refuzuar 10 kërkesa me mundësi të ri-aplikimit”, ka thënë Duraku për “Arbresh.Info”.
Nëse merret një krahasim me shtetet e Rajonit dhe të Evropës, Duraku thotë se implementimi i lirimit me kusht në Kosovë qëndron mjaftë mirë, sidomos në vitin e fundit, si për nga respektimi i afateve ligjore të shqyrtimit por edhe për nga të dhënat statistikore.
Sipas tij muajin e kaluar Kuvendi e miratoi Ligjin nr. 05/L -129 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale, ku janë paraparë disa ndryshime rreth përbërjes se Panelit për lirim me kusht dhe mënyrës së funksionimit, ligj ky i cili do të nis zbatimin nga data 27 Maj 2017.
Ndryshe siç ka qenë deri tash ku në këtë Panel kanë qenë të deleguar anëtarë nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, Duraku tregon se me hyrjen në fuçi të ligjit të ri do të ketë vetëm anëtarë të deleguar nga Gjyqësori.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të themelojë Panelin për lirim me kusht në pajtim me ligjin e ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe ky Panel do të jetë funksional nga data 1 qershor 2017”, sqaron ai.
Ndryshe, kushtet ligjore për aplikim për lirim me kusht janë të përcaktuara në Kodin e ri penal (Kodi 04/L-052), i cili ka hyrë në fuqi nga viti 2013, ku ndër të tjerash është paraparë edhe kohëzgjatja e mbajtjes së dënimit për të dënuarit si parakusht për të aplikuar për lirimin me kusht si dhe është vendosur një kategori e re.
Kjo kategori përfshin personat e të dënuarve për vepra penale që është paraparë dënim me së paku 5 vite burgim, e që mund të aplikojnë për lirim me kusht, pasi që t’i kenë mbajtur 2/3 e dënimit të shqiptuar, ndërsa për të gjitha veprat tjera penale personi i dënuar duhet të mbajë së paku gjysmën e dënimit të shqiptuar./Arbresh.info/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës