Komuna e Prizrenit ka nisur aksionin e krasitjes së pemëve dhe bimëve dekoruese në të gjitha hapësirat publike të qytetit, me qëllim përmirësimin e pamjes urbane dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit.

Sipas njoftimit të komunës, punimet po zhvillohen në disa zona të qytetit dhe pritet të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të rregullt, të pastër dhe estetikisht tërheqës, duke i dhënë edhe më shumë hijeshi pamjes karakteristike të Prizrenit.


Ky aktivitet është pjesë e planit sezonal të mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra, që komuna e zbaton çdo vit për të ruajtur bukurinë natyrore dhe rritur cilësinë e jetesës për qytetarët. /Telegrafi/