Në Durrës bëhet plazh edhe në ditët e fundit të shtatorit. Buzë Adriatikut nuk gjen vetëm plazhistët e fundjavës, por edhe të huaj që po kalojnë pushimet. Për këdo që kërkon qetësinë dhe çmimet e arsyeshme plazhi në këtë periudhë konsiderohet ideal për pushime.
“Është shumë e rëndësishme për ne të pushojmë në vjeshtë. Fillon shkolla e puna dhe njerëzit largohen. Ka më pak njerëz dhe më shumë qetësi. Edhe çmimet janë pak më të lira se në verë”, thotë një burrë.
Por të paktë janë ata që kanë luksin të pushojnë atëherë kur të tjerët punojnë, ndaj për shumë kompani dhe institucione, brenda dhe jashtë vendit, vjeshta shfrytëzohet për të bërë një kthim të butë në punë.
”Ka pushues nga shtetet evropiane, po dhe nga Amerika. Amerikanët e kanë zbuluar së fundmi bregdetin tonë dhe e zgjedhin si destinacion të ri për aktivitetet e tyre. Sot vjen një grup shumë i madh amerikanësh që do të qëndrojnë këtu për disa ditë, për një konferencë, po dhe për pushime”, tregon Katerina Quka, menaxhere turizmi.
Të tjera grupe nga vendet skandinave dhe Italia mësohet se janë akomoduar në hotelet e shumta të plazhit dhe qytetit të Durrësit. Krahas aktiviteteve të tyre, të huajt po zhvillojnë dhe ture në sitet arkeologjike dhe qytete të tjera me interes historik-kulturor të vendit. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë