Lola Haradinaj është shumë e pëlqyer nga publiku dhe tashmë numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi i ka bërë një dedikim të veçantë dhe mjaft emocional bashkëshortit të saj, ish- deputetit të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.


Dhe për këtë ka një arsye, pasi sot (e hënë), të njëjtit festojnë përvjetorin e 13-të të martesës.

71504139 2600388260028316 421961027818313452 n Daut Haradinaj dhe Lola Haradinaj (Foto: Instagram)

Në rrjetin social Instagram, Lola ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet pranë Dautit, ndërsa ka lënë një përshkrim tejet të bukur.

"13 vite nga sot më rrahu zemra për ty fort. Gëzuar përvjetorin e martesës Dao. Je bota për mua Davidin e Trojën. Të dua", ka shkruar Lola.

lolaharadinaj 72535104 162235498172353 4838980803793254355 n Lola Haradinaj dhe Daut Haradinaj festojnë përvjetorin e 13-të të martesës (Foto: Instagram)

Theksojmë që Dauti dhe Lola jetojnë në Prishtinë dhe janë prindër të dy fëmijëve: Troja dhe Davidi.

Lola përndryshe vite më parë ka qenë prezantuese e emisionit të lotarisë në Radio Televizionin e Kosovës. /Telegrafi/