Kanë kaluar tashmë tre vite që nga dasma e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në Big Brother VIP Albania 2.

Ka qenë momenti kur edhe artisti shkodran rrëmbeu puthjen e parë të moderatores së njohur.


Një çast magjik me përplot emocione, atmosferë të mrekullueshme e natë për t'u mbajtur në mend.

Foto: YouTube

Për këtë u bë një reagim edhe nga vet këngëtari me anë të një postimi në rrjete sociale.

"3 vite me atë që më tha 'të duhen 3 Big Brother'", u shpreh Luizi me shaka.

Dyshja tashmë po jetojnë të lumtur e gjithmonë në krah të njëri-tjetrit, ndonëse në formatin e lartpërmendur kaluan shumë sfida.

Ata kanë së bashku edhe një vajzë të quajtur, Luna Mari. /Telegrafi/

Foto: Instagram