Rusia ia ka mbyllur kufijtë tokësor me Poloninë dhe Norvegjinë për të huajt, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e coronavirusit, ka thënë kryeministri rus.
Mikhail Mishustin ka thënë se ndalimi ka hyrë në fuqi në mesnatë dhe do të zbatohet për të gjithë vizitorët ndërkombëtarë, që udhëtojnë ‘për arsye profesionale, private, studimore ose turistike’, transmeton Telegrafi.
Ndalimi nuk do të përfshijë bjellorusët, anëtarët e delegacioneve zyrtare dhe banorët e Rusisë. Që nga dita e djeshme, Rusia konfirmoi se ka regjistruar 45 raste të virusit, pasi epiqendra e përfshirjes së pandemisë ka lëvizur nga Azia në Evropë.
Në një veprim të ngjashëm, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se nevojiten kufizime më të vështira kufitare në botë, për të luftuar virusin. Duke filluar nga e hëna, do të ashpërsohen ndalesat kufitare dhe të gjithë pasagjerët që arrijnë, përfshirë qytetarët e Kivi, do të duhet të izolohen për 14 ditë.
Zonat e vetme të përjashtuara nga këto kufizime, janë një pjesë e vogël e ishujve të Paqësorit, që nuk kanë pasur ende ndonjë rast të Covid19.
Miliona italianë po qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi, shkaku i vendimit qeveritar që i gjithë shteti të mbyllet. Kryetarët e shumë qyteteve, përfshirë Romën dhe Milanin, kanë vendosur mbrëmë vonë, që të mbyllnin parqet dhe këndet e lojërave.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë që shumë njerëz po mblidheshin së bashku, për një lojë futbolli, apo që të vrapojnë në grupe. Deri më tani, nuk ka pasur ndalesa për grumbullim në parqe, ndërsa njerëzve iu kërkohej që të qëndronin larg njëri-tjetrit së paku një metër, por kjo nuk po respektohet si duhet.
Me rritjen e numrit të personave te infektuar me coronavirus, Spanja do të zhvillojë sot një mbledhje, për të vendosur nëse do ta ndalojë çdo aktivitet në dy javët e ardhshme. Indonezia i ka mbyllur të gjitha shkollat, ndërsa nxënësve do t’ju dërgohen ligjëratat në mënyrë virtuale gjatë dy javëve në vijim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët