Të hënën, Shakira u shfaq në rrjetet sociale për të fotografi të kostumit të saj të Halloween.
Këngëtarja e njohur e festoi këtë rast duke u veshur si Wonder Woman, e cila është personazhi i saj i preferuar fiktiv nga DC Universe.
Në imazhin e shpërndarë nga kolumbiania në Instagram, ajo shfaqet e veshur plotësisht si superheroina e DC Comics, e krijuar nga William Moulton Marston në vitin 1941 dhe së fundmi e luajtur nga aktorja Gal Gadot.
“Nga nxitëse tifozësh në superheroinë. Me që ra fjala, Wonder Woman ishte kostumi im i parë! Halloween, justifikimi i përsosur për të përmbushur ëndrrat e fëmijërisë!”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.
E veshur si Wonder Woman, Shakira mbante gjithashtu lente kontakti të kaltra që përputheshin me fundin e saj, ndërsa fotografitë kanë marrë afro dy milionë pëlqime.
Ish-partnerja e Gerard Pique po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes së saj me qendërmbrojtësin e Barcelonës.
Për më shumë, babai i saj, William Mebarak, ka probleme shëndetësore dhe madje kaloi disa ditë në spital për t’iu nënshtruar një operacioni javën e kaluar. /Telegrafi/