Investimet e huaja në Kosovë kanë shënuar rritje vitin e kaluar, pavarësisht faktit se bota është ballafaquar me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi dhe shumë aktivitete në gjithë globin u mbyllën.
Vitin e kaluar, vlera e investimeve ndërkombëtare në Kosovë ka arritur në 341.7 milionë euro, apo 34.2 për qind më shumë se vitin paraprak, ku vlera investimeve ishte 254.6 milionë euro. Kurse, në katër muajit e parë të këtij viti, shuma e investimeve të huaja ka arritur në 142 milionë euro.
Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Satistikave të Kosovës, rritja e investimeve të huaja u evidentua kryesisht në sektorin e xehetarisë dhe gurorët me 28 për qind nga rreth 7 për qind sa ishte në vitin 2019. Sipas Bankës Qendrore, rritja është evidentuar edhe në sektorët e aktiviteteve financiare dhe energjetikës.
Në anën tjetër, sektori i patundshmërive, i cili përbën sektorin me pjesëmarrjen më të lartë në strukturën e investimeve të huaja, gjatë vitit 2020, kur Kosova u përball me pandemi, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, ka shënuar rënie për 10 për qind.
Në Kosovë për në tre vjetët e fundit janë regjistruar 1.736 kompani me investitorë të huaj. Nga këto, vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 453 kompani, 585 vitin e kaluar kur vendi është përballur me COVID 19, kurse në vitin 2019, 698 kompani nga shtetet tjera.
Shqipëria është shteti më numrin më të madh të kompanive në Kosovë me 378, pasuar nga Gjermania 187, pastaj Maqedonia e Veriut 153 biznese dhe Serbia në Kosovë ka të regjistruar 122 kompani.
Ndryshe nga Kosova, investimet e huaja në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë vitit 2020, kur u paraqit pandemia COVID-19, shënuan ulje për 14 për qind krahasuar me vitin 2019. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim, në Maqedoninë e Veriut në formë të investimeve të huaja kanë hyrë 224 milionë dollarë apo 38 për qind më pak se vitin para pandemisë.
Në Serbi, në formë të investimeve të huaja gjatë vitit të kaluar kanë hyrë 3.4 miliardë dollarë, që është më pak për një të pestën e vlerës së investimeve sesa në vitin 2019. Në Shqipëri janë investuar 1.1 miliard dollarë ose 14 për qind më pak se vitin 2019.
Nga vendet e rajonit, vetëm Mali i Zi ka shënuar rritje të investimeve të huaja gjatë pandemisë.
Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të investitorëve evropianë në Kosovë, tha se përveç rritjes së vlerës së investimeve, edhe gjatë këtij viti ka interesim të madh të investitorëve ndërkombëtarë që kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë. Numri më i madh i të interesuarave, sipas Ujkanit, janë nga Gjermania, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria. Rritja e interesimit, sipas tij, ka ndodhur për shkak të infrastrukturës së mirë ligjore, por edhe miratimit të Ligjit për investimet strategjike.
“Fokusi më i madh ka qenë te pjesa e investimeve strategjike, aty ku ligji më tepër i ka dhënë hapësirë. Ne konsiderojmë se këto ligje paraqesin bazament të mirë që të bëhet biznes në rrethana jo shumë të vështira, por e para duhet të ketë një përpjekje më të madhe për të zbatuar ligjin drejtë dhe si duhet”, thekson Ujkani.
Ligji për investime strategjike ka hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2017. Sipas këtij ligji, vëllimi i investimit për të fituar statusin e investimit strategjik është nga 10 deri në 30 milionë euro, varësisht nga sektori.
Prioritet në përzgjedhjen e projekteve për të fituar statusin e investimit strategjik, sipas këtij ligji, iu jepet projekteve me vëllim më të madh investimesh dhe të cilat gjenerojnë më shumë vende pune.
Përveç këtij ligji, në Kosovë në vitin 2013 është miratuar Ligji për investimet e huaja që ka për qëllim të rregullojë mbrojtjen, promovimin dhe inkurajimin e investimeve të huaja, t’u ofrojë atyre të drejta dhe garanci themelore, që u japin siguri se investimet e tyre mbrohen në mënyrë të drejtë në pajtim me standardet dhe praktikat ndërkombëtare.
Sytrime Dervisholli, ish-drejtoreshë në Departamentin e tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thekson se nevojitet një monitorim i saktë i zbatimit të ligjeve.
“Duhet të jenë të vendosura dhe të themeluara edhe mekanizmat pastaj që e përcjellin zbatimin e ligjeve përkatëse. Pastaj, mendoj se një sinjal shumë pozitiv që është dhënë së fundmi nga qeveria dhe parlamenti, është aprovimi i Ligjit për themelimin e Gjykatës Komerciale. Krijimi i kësaj gjykate, do t’iu japë një siguri dhe garanci investitorëve të huaj që tashmë janë në Kosovë, por edhe investitorëve potencialë, të cilët e shohin Kosovën si destinacion për investim”, thekson Dervisholli.
Përveç kësaj, Emrush Ujkani thekson se Qeveria e Kosovës duhet të krijojë lehtësira fiskale dhe jofiskale për investitorët potencialë.
“Në aspektin e lehtësirave fiskale, vendet e rajonit qëndrojnë më mirë në raport me vendin tonë. Dhe pikërisht është kjo, që Këshilli vazhdon të insistojë që të ketë lehtësira të tilla, që do të ishin të barabarta me vendet e rajonit. Natyrisht, përderisa nuk ekzistojnë mund të jenë pengesë. Ndërsa prezenca e tyre definitivisht do të ndihmonte që të ishte më atraktive edhe për investitorë të tjerë”, shprehet Ujkani.
Mundësia e tërheqjes së investimeve të huaja, ka qenë edhe një nga temat gjatë samitit të mbajtur për Ballkanin Perëndimor, vitin e kaluar, ku kanë marrë pjesë liderët e gjashtë shteteve të rajonit: Kosovës, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Në këtë samit, që u organizua nga Këshilli Atlantik, me seli në Uashington të Shteteve të Bashkuara, liderët e këtyre vendeve janë zotuar për bashkëpunim ekonomik, njëherësh janë pajtuar që të ndiqet një plan për të tërhequr investimet e huaja direkte në rajon. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Si teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/763215_poster-e1738858641459-780x439.jpg)
Si teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1.jpg)
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Australia, vendi me cigaret më të shtrenjta në botë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi