Numri i madh i pacientëve dhe numri i vogël i shtretërve ku mund të marrin kimioterapinë, bëjnë që korridoret e Klinikës Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të jenë të stërmbushura me pacientë.
Numri i pacientëve që marrin trajtime brenda ditës në Klinikën e Onkologjisë arrin deri në 180, por në mungesë të kapaciteteve në këtë klinikë ata detyrohen të presin gjatë për të marrin trajtimin e nevojshëm.
Vildane Goga- Çmega, shefe e shërbimit të kimioterapisë në Qendrën Klinike Universitare në një intervistë për Telegrafin ka thënë se brenda ditës klinikën e frekuentojnë deri në 180 pacientë.
“Brenda ditës klinikën e frekuentojnë nga 150 deri në 180 pacientë, duke i përllogaritur të dy repartet atë të kimioterapisë dhe të radioterapisë. Sa i përket marrjes së shërbimeve vetëm kimioterapeutike, brenda vitit regjistrohen diku 5 mijë cikle të pacientëve të ndryshëm”, ka thënë ajo.
Goga – Çmega theksoi se numri i pacientëve të prekur nga kanceri është në rritje krahasuar me vitet e kaluar. Ajo tha se të meshkujt dominon kanceri ai i mushkërive, kurse të femrat kanceri i gjirit.

“Kanceri i mushkërive prinë i pari, menjëherë pas tij është kanceri i gjiri te femrat. Ne kërkojmë vazhdimisht rikonstruktim të klinikës sepse ne e dimë që një shtrat për aplikim të kimioterapisë shfrytëzohet tri deri në pesë herë brenda ditës, kjo do të thotë që një pacient pret me radhë që të lirohet shtrati. Kjo ndodhë jo për shkak të kapaciteteve njerëzore, por për shkak të kapaciteteve teknike të Onkologjisë”, tha ndër tjera ajo.
Gjatë intervistës, doktoresha theksoi se po ashtu hasin edhe vështirësi sa i përket barnave që kanë.
“Duke filluar prej kimioterapisë, radioterapisë, terapisë hormonale, të gjitha trajtimet kryhen në Onkologji. Por, sa i plotëson kushtet për secilin pacientë lista esenciale apo llojet e terapisë që posedojnë mbetet për tu dëshiruar, por gjithmonë me tendencë të përmirësimit të këtyre shërbimeve edhe të përmbushjes së nevojave esenciale. Konform buxhetit i cili është dhënë për Klinikën e Onkologjisë, planifikimi është bërë që në dhjetor të vitit të kaluar dhe konkretisht këtë muaj jemi më mirë të furnizuar sesa tre mujorin e parë. Presim që të përmbushen kërkesat të cilat klinika i ka bërë, qoftë në barnatoret qendrore, qoftë në Ministrinë e Shëndetësisë”, potencoi ajo.
Siç tha doktoresha, në përgjithësi kanceri prek moshat e shtyra, por që kanë edhe raste kur edhe të rinjtë janë të prekur nga këto sëmundje.
Goga bëri të ditur që këtë vit buxheti është më i lartë dhe presin të përmirësohet efikasiteti në Onkologji.
“Në listën esenciale janë aprovuar edhe disa ilaçe të reja për trajtimin e sëmundjeve onkologjike, edhe atë kryesisht të sëmundjeve të kancerit të gjirit. Buxheti është më i lartë dhe do të përmirësojë dukshëm efikasitetin në onkologji, ndërkaq pritet në qershor rikonstruktimi i disa hapësirave në repartin e kimioterapisë”, ka deklaruar ajo.
Në fund të intervistës, doktoresha foli edhe për vaksinën kundër papilloma virusit (HPV), e cila mbron femrat nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës.
Ajo tha që këtë vaksinë mund ta marrin vajzat që ende nuk kanë filluar jetën seksuale.
“Secila vajzë që ka hyrë në moshën madhore deri tek periudha kur fillon jetën seksuale ka mundësi të aplikojnë këtë vaksinë”, theksoi ajo.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit.
Andaj, për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës, OBSH-ja rekomandon vaksinimin e vajzave të moshës 9 deri në 14 vjeçe, kur, siç thuhet, shumica nuk e kanë filluar ende aktivitetin seksual. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës