Në OKB do të shkojë kryeministri, presidentja ishte vitin e kaluar

“Nga vitit 2013, liderët kosovarë kanë filluar të aplikojnë një praktikë që është bërë model edhe për vendet e rajonit, sipas të cilit në Sesionin Vjeshtorë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së shteti përfaqësohet një vit nga kryeministri, ndërsa vitin tjetër nga presidenti/presidentja”, ka thënë burimi i lajmi.net, brenda Ministrisë së Punëve të Jashmte.
Në vitin 2013, në Sesionin Vjeshtorë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, delegacioni i Republikës së Kosovës për herë të parë u përfaqësua nga kryeministri, asokohe Hashim Thaçi.
Në vitin 2014, ishte presidentja Atifete Jahjaga ajo që i priu delegacionit të Kosovës në Sesionin Vjeshtorë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Prandaj, sipas burimit të lajmi.net, këtë vit, delegacionin e Kosovës në New York nuk do ta udhëheqë as ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe as presidentja Atifete Jahjaga, por kryeministri i vendit, Isa Mustafa.
“Kjo ka qenë tema e mbrëmshme në takimin midis Jahjagës, Thaçit dhe Mustafës, dhe jo ashtu sikurse është raportuar nga disa media, sipas të cilave është thënë se temë diskutimi ka qenë formimi i Gjykatës Speciale”, ka thënë me kusht anonimiteti një nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.





















































