LAJMI I FUNDIT:

Në Ohër organizohet Terakamp, aktivitet për të rinj

Në Ohër organizohet Terakamp, aktivitet për të rinj

Në 12 maj, më shum se 100 persona të rinj nga Struga, Ohri dhe rajoni jugperëndimor i Maqedonisë do të mblidhen në Ohër për programin gjithëditorë, i cili përfshin debat dhe punë në grupe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pjesën e dytë të ditës, të udhëhequr nga kuzhinierët me eksperiencë, pjesëmarësit do të kyçen në përgaditjen dhe vendosjen e darkës së përbashkët në fshatin Velestovë, mbi Ohër. Ushqimi, traditat dhe ushqimet e njohura të lidhura me këtë rajon janë prizmi nëpërmjet të cilit do të flitet për sfidat dhe mundësitë në komunitetet tona.

30 nga 100 pjesëmarësit në darkë, do të jenë të zgjedhur për pjesëmarrje në Terakampin për sipërmarrje sociale, e cila do të mbahet prej 13 deri në 15 maj në hotelin Solferino, në Strugë. Të zgjedhur në bazë të ideve të tyre individuale për iniciativa lokale ose biznese të karakterit social dhe të qëndrueshëm, në korniza të trajnimit tre ditor, nën udhëheqje të tajnerëve dhe ekspertëve me eksperiencë, pjesëmarësit e Terakampit do të pritet që të formojnë ekipe me të cilat më tutje do ta zhvillojnë dhe shqyrtojnë idenë e përbashkët.


Prandaj, të interesaurit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij Terakampi, duhet të jenë të moshës 20 dero 35 vjeç, nga qyteti i Strugës dhe Ohrit, ose rajoni jugperëndimor i Maqedonisë, ndërkaq aplikimin mund ta bëni këtu. Ky aktivitet organizohet nga rrjeti i vullnetarëve FRONTERA. Gjuha e punës do të jetë gjuha maqedonase. Aplikimi mbaron më 27 prill./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori