Ciara publikon video duke bërë 'twerk', të cilën e realizoi dy ditë para lindjes

204:"LOS ANGELES, CA - JULY 18: Singer Ciara and NFL player Russell Wilson attend The 2018 ESPYS at Microsoft Theater on July 18, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images) 12:"Getty Images
Këngëtarja e njohur botërore, Ciara, është bërë nënë për herë të tretë para pak ditësh.
Ajo vi mbajti fansat për nëntë muaj të azhurnuar lidhur me ecurinë e shtatzënisë së saj.
Duke qenë aktive në rrjetet sociale, shpesh artistja ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja e njohur publikoi një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke bërë ‘twerk’, teksa tregoi se e realizoi videon dy ditë para lindjes.
Ani pse ishte në prag të lindjes, 34-vjeçarja duket se nuk e pati problem që të vallëzojë dhe të bëjë lëvizje provokuese.
Komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve janë habitur nga kjo energji e saj. /Telegrafi/

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































