Rikthimi i Brendan Fraser në botën e kinemasë është dhurata më e mirë për fansat e filmit.
Që kur bëri bujë me filmin e vitit 2022, “The Whale”, aktori tashmë është nominuar për më shumë çmime sesa kishte në 30 vitet e tij të mëparshme të aktrimit – 61 për të qenë të saktë.
Por tani ai ka marrë atë që është ndoshta është më i lakmuari nga të gjithë, një nominim për “Oscar”.
Aktori amerikano-kanadez arriti fillimisht një karrierë të re, 32 vjet pasi bëri debutimin e tij në kinema me rolin e ‘Bobby McLoughlin’ në filmin “Presumed Guilty”.
Siç ishte parashikuar, Fraser u nominua për një “Oscar” në kategorinë ‘Aktori më i mirë në rol dytësor’ për portretizimin e ‘Charliet’, një mësues në mbipeshë dhe i izoluar i anglishtes, në filmin “The Whale”.
Edhe pse aktori apo ekipi i tij nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për nominimin, tashmë e dimë që 54-vjeçari duhet të jetë i mbushur me gëzim.
Në “Critics Choice Awards 2023”, disa ditë përpara shpalljes së nominimeve për “Oscars”, Fraser u pyet se çfarë do të thoshte për të të nominohej. “Do të thoshte shumë për mua, si çdo aktor tjetër që guxoi të shpresonte dhe të ëndërronte”, u përgjigj ai.
Me regji të Darren Aronofsky dhe bazuar në një shfaqje me të njëjtin emër, “The Whale” tregon historinë e një burri me obezitet të rëndë, ndërsa ai përpiqet t’i japë frymë të re marrëdhënies së tij me vajzën e tij adoleshente, e portretizuar nga aktorja Sadie Sink, e cila ka luajtur gjithashtu në “Stranger Things”.
Edhe pse filmi mori vlerësime të ndryshme nga kritikët, ai është nominuar për tri çmime “Oscar”.
Përveç Fraserit, filmi u nominua për çmimin “Makijazhi dhe stili më i mirë i flokëve” dhe në kategorinë “Aktorja më e mirë në rol dytësor” për aktoren Hong Chau, e cila në “The Whale” luan rolin e ‘Lizit’, një infermiere dhe shoqja më e mirë e personazhit kryesor, ‘Charlie’. /Telegrafi/