LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni romët jetojnë në kushte të vështira

Në Maqedoni romët jetojnë në kushte të vështira

Romët jetojnë në kushte nën-standarde, ndërsa një numër i madh i tyre akoma nuk e kanë të zgjedhur problemin me legalizimin e shtëpive edhe pse procesi ka filluar që në vitin 2011. Gjashtë shoqata qytetare janë përfshi në një aksion të përbashkët për „Banim adekuat të romëve“ edhe atë Qendra kombëtare e romëve (QKR) së bashku me „Avena“ nga Koçani, „Pralipe“ nga Kriva Pallanka, „Drita e Bairit“ Manastir, „Loti i romëve“ Prilep, „Ambrella “ nga Shuto Orizareja dhe „Pablik“. Aksioni zbatohet në nëntë komuna: Karposh, Shuto Orizarë, Kriva Pallankë, Manastir, Kumanovë, Koçan, Prilep, Tetovë dhe Shtip, në lagjet e banuara me romë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat nga terreni flasin se në Prilep akoma ka një pjesë të lagjes pa ndriçim publik, në Kriva Pallankë e tërë lagja e romëve në rrugën „Bashkimi“ ka sistem të vjetër të ujësjellësit me gypa të azbestit. Në Manastir lagja “Bair” është pa qasje në infrastrukturë. Në Shtip një pjesë e lagjes së romëve nuk ka asfalt, ujë, kanalizim, kërkesat për legalizimi rrjedhin ngadalë, nuk ka dokumentacion urbanistik. Në komunën e Koçanit një pjesë e lagjes së romëve nuk është e urbanizuar, jo të gjithë kanë kyçje legale në ujësjellës dhe kanalizim dhe nuk kanë rrugë deri te lagja.

Me këtë aksion janë njoftuar mbi 2000 qytetarë për të drejtën e banimit adekuat, për të drejtat dhe obligimet e tyre, ndërsa rreth 1000 banorë të bashkësive urbane e kanë përkrahur aksionet lokale të cilat janë në drejtim të përmirësimit të standardeve jetësore./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori