Në Maqedoni organizohet fushatë për vetëdijësimin ndaj përgjimeve masovike (Foto)

Fondacioni për internet dhe shoqëri ''Metamorfozis'' është bashkangjitur në aksionin e lëvizjes ndërkombëtare ''Liri në vend të frikës'', duke zbatuar një aktivitet për vetëdijësimin e qytetarëve për përgjimin masovik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përmes një veture me një antenë satelitore përmbi, ky fondacion e vizitoi Prokurorinë Speciale Publike, Radio-televizionin e Maqedonisë, LSDM-në dhe ndërtesën ku është vendosur KSHZ-ja.
Këtë vit, ditët ndërkombëtare për këtë aksion mbahen nga 14 e deri më 17 tetor, kurse Maqedonia është përfshirë në këtë aktivitet, që nga viti 2008./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































