Në Maqedoni gazetarët ose duhet të mendojnë si pushteti ose të përballen me probleme

Të kritikosh pushtetin, të shkruash diçka ‘kundër’ pushtetit apo të mos pajtohesh me politikat e pushtetmbajtësve nuk është gjë e lehtë në Maqedoni. International Federation of Journalists (IFJ) në raportet e saj disa herë e ka vlerësuar Maqedoninë si vendi me liri të cënuar në media dhe si shteti i fundit në Ballkan. Nuk ka ndodhur njëherë që të sulmohen apo të ketë presione ndaj gazetarëve në Maqedoni, por nuk ka ndodhur ndonjëherë që edhe kryerësit e sulmeve të dënohen.
Rasti i fundit ishte sulmi fizik ndaj gazetarëve të A1on dhe ky rast tregon jo vetëm sulmin ndaj një mediumi por edhe në përgjithësi fjalës së lirë. Gazetarët u sulmuan gjatë ditë ditës së protestës ‘Për Maqedoni të bashkuar’. Sulmuesit që protestonin kundër dygjuhësisë në Maqedoni, u shkaktuan lëndime të rënda gazetarëve dhe dëmtime të pajisjeve teknike.
Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar gazetarë dhe ekspert të medias rreth ngjarjeve të fundit, me theks të veçantë rreth sulmit ndaj fjalës së lirë. Tomisllav Kezharovski, një ndër gazetarët që u burgos për shkak të hetimit për vdekjen e pronarit të përjavshmes Fokus, për Telegrafi Maqedoni në lidhje me presionet dhe sulmin e gazetarëve thotë se pas këtij sulmi të fundit mund të paramendohet edhe gjithçka tjetër.
‘Sulmi ndaj gazetarëve që ndodhi ditën e protestave nuk është gjë tjetër vetëm se sulm ndaj fjalës së lirë, ndaj shprehjes së mendimit të lirë. Kjo do të çojë në pasoja afatgjate. Nëse ne ishim ‘një tiran’ në një kategori me Kongon, Ugandën, vendet afrikane, apo vendet totalitare, pas këtij sulmi çfarë mund të paramendoni. Shihet qartë, madje dyshoj se do të na vendosin në grupin e shteteve që do të matet liria e shprehjes. Momentalisht në vendin tonë mund të thuhet se ose do të mendosh ashtu siç dua unë ose përgjithësisht aspak nuk do të mendoni. Domethënë ju patjetër të shkoni pas mendimeve të pakuptimta. Përndryshe në asnjë mënyrë nuk mund të funksiononi vetëm se të jeni të dëgjueshëm, përndryshe do të përballeni me probleme’.
Më tej Kezharovski shton se përderisa do të vazhdojë një sjellje e këtillë ndaj gazetarëve, unë sinqerisht, dyshoj se vitin e ardhshëm do të jemi në kartën e shteteve ku do të matet liria e shprehjes.
Gazetari Xhenis Sulimani për Telegrafi Maqedoni e vendos theksin e problemit tek Nikolla Gruevski dhe thotë se herë pas here e sulmon fjalën e lirë por nuk do ta ndërpret asnjëherë.
‘Sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj demokracisë. Shtetet që synojnë autoritarizmin sulmin e parë e bëjnë ndaj mediave. Këtë partia e OBRM-së në krye me Nikolla Gruevskin e ka shënuar që moti, prandaj dhe herë pas here sulmon fjalën e lirë, por nuk ka arritur ta ndërpret këtë të fundit. Po të ishte Maqedonia kryekëput vend demokratik, po të kishe media të lira që mbrojnë me fanatizëm fjalën e lirë, do të duhet të bojkotonin çdo veprim të OBRM-PDUKM-së dhe aleatëve të saj. Kështu do të dëshmohet se mediat asnjëherë nuk do të mund të fitohen nga pushteti dhe janë fanatik të mbrojtjes së fjalës së lirë. Situata e fundit vetëm dëshmon se kush është kundër fjalës së lirë, nuk besoj se do të eskalon situata, sidomos pas solidarizimit të mediave me viktimat, që do të thotë se ka shpresë’, deklarohet Sulimani.
Nga ana tjetër profesori dhe eksperti i medias, Sefer Tahiri vlerëson se dhuna ndaj gazetarëve është veçori e sistemeve diktatoriale politike dhe më shumë është pasojë e gjendjes së përgjithshme politike.
‘Nuk është hera e parë që gazetarët sulmohen fizikisht, ndërsa dhuna ndaj gazetarëve është veçori e sistemeve diktatoriale politike dhe më shumë është pasojë e gjendjes së përgjithshme politike, përplasjes së madhe intraetnike maqedonase, e cila reflektohet në media, me polarizimet e sakjshme mbi baza partiake dhe ideologjike. Në këtë drejtim e shoh sulmin ndaj kolegëve të portalit A1on, sulm i cili duhet dënuar, pasi cenon lirine e fjalës, lirinë e mendimit dhe të medias dhe paraqet sulm të drejtpërdrejt ndaj gazeatrisë’, thotë ndër të tjera Tahiri.
Ai më tej shton se me këto sulme gjendja e lirisë së medias në Maqedoni, e cila është në pozicion shumë të palakmushëm, do të përkeqësohet edhe më tej, ndërsa nuk duhet të presim raportet e reja të organizatave të lirisë së medias, meqë prej tani dihet që për disa vende Maqdonia do të bie sa i përket indeksit të lirisë së medias.
Arben Zeqiri, gazetar dhe ndjekës i ngjarjeve politike, thekson se sulmet ndaj gazetarëve janë grusht vetëvrasës i këtij regjimi.
‘Këto janë shqelmat e fundit të regjimit. Tentojnë të frikësojnë opinionin dhe qytetarët përmes sulmeve ndaj gazetatëve, por ky akt do të ju kthehet bumerang organizatorëve të protestave të fundit të cilat janë të nxitura dhe mbështetura nga OBRM-PDUKM edhe pse tentojnë të fshihen pas organizatave fiktive. Grushtat ndaj gazetarëve do ti quaja si grusht vetëvrasës të këtij regjimi i cili fatkeqësisht po gjen aleat edhe në mesin e shqiptarëve, tek disa figura të koruptuara që zvarrisin procesin dhe disa disa individ që ju përgjigjen provokimeve të grupeve margjinale nacionaliste të mbështetur nga kriminelët në largim’, deklaron Zeqiri.
Përderisa në Maqedoni do të vazhdojë mosemancipimi i politikës dhe njëherë e përgjithmonë të ndjehen të lirë gazetarët në misionin e tyre, vendi do të mbetet në rangun e atyre shteteve totalitare, si nga liria e shprehjes por edhe zhvillimit demokratik. Përndryshe deri më tani në Maqedoni ka 40 raste të sulmeve ndaj gazetarëve por asnjë rast deri më tani nuk është zbardhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës