LAJMI I FUNDIT:

Në Kumanovë gjykohet vrasësi i Almirit të vogël, jashtë protestohet (Foto)

Në Kumanovë gjykohet vrasësi i Almirit të vogël, jashtë protestohet (Foto)

Me parrulla në dorë ”Nëse Bobani është i çmendur, do të çmendemi edhe ne”, ”Kujdes!”, ”Për Drejtësi”, ka filluar protesta në Kumanovë në mbështetje të familjes së Almirit të vogël, të mbytur me veturë më 25 qershor të vitit të kaluar, nga Boban Iliq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit ”Kumanovski Muabeti”, protesta ka filluar para Gjykatës themelore të Kumanove, ku ka filluar procesi gjyqësor nda Boban Iliqit. Deri tani në gjykatë ka dhënë dëshnimë e saj nëna e Almirit.

I dyshuari, Boban Iliq, është sjellë në gjykatë nga hyrjet e mbrapme, kjo për shkak të protestës që mbahet para gjykatës, nën organizimin e shoqatës qytetare ”Zëri”./Telegrafi/