Vazhdon të ketë kërkesa të mëdha nga qytetarët për furnizim me miell. Kjo kërkesë e madhe për këtë artikull që është në mungesë, po ndodhë që prej shfaqjes së COVID-19 në Kosovë.
Në mullirin NTP Vali në Sllatinë, radhët e qytetarëve me vetura për t’u furnizuar me miell ishin rreth një km.
Në këtë vend, qytetarët patën mundësi të furnizohen me nga 50 kg me çmim 10 euro për 25 kg.
Sahit Prekopuca blerës, i cili kishte pritur gjatë sot në radh për t’u furnizua me miell, tha se për shkak të gjendjes së krijuar me koronavirus, po blen miell.
“Një orë e 40 minuta kam pritë për me blerë miell. Pse po furnizohesh me miell? Nuk kam pas, nuk jam furnizuar më herët, e dashtë me ardh tash, sepse nuk po i dihet situatës çka po ndodhë. Po duhet çka me bë”, tha Prekopuca.
Edhe Burim Berisha i cili kishte pritë sot në radhë rreth dy orë për të blerë miell, thotë se panik i madh është krijuar ndoshta edhe pa nevojë për bukë.
“Qare nuk pata, në shpi më kërkuan të vij të blej, edhe pse kësaj situate, por gutu-gutu s’e mbetem pa miell. U deshtë me ardhë. Po thonë që ka me pas mungesë të miellit, që unë s’besoj hiq. Po e blejë me pare, edhe 5 kg në shtëpi ishin kanë. Panikë, thash t’i blej 50 kg”, deklaron Berisha.
Ndërsa, pati edhe qytetar që blinin miell për vete dhe skamnorë.
Shaban Berisha thotë se kjo gjendje është pak panik, por edhe të përgatitur për ushqim duhet me qenë qytetarët.
“Për shkak të gjendjes po furnizohem me miell, dhe 25 kg po ua blej do jetimave… Pak është panik, por duhet me u përgat itur, se dy tri javë duhet me qëndruar në shtëpi. Qe një javë s’kam dalë prej shtëpisë. Sot herë e parë”, thitë Berisha.
Ndërsa, Alban Rrahmani, pronar i mullirit “Vali”, në Sllatinë të Fushë Kosovës, tha se ka miell dhe grurë të mjaftueshëm.
Ai tha e janë duke shitë miell nga 20 euro për 50 kg dhe ka mjaft miell edhe për ata që kanë deponuar grurë në këtë mulli.
Ai tregoi edhe prej cilit vend po furnizohen me miell.
“Miell ka mjaftueshëm, grurë kemi të mjaftueshëm, por është bërë një panik dhe një fluks i madh i qytetarëve dhe nuk ka kapacitete mulliri për me i furnizua qytetarët aq sa po duanë… Në radhë të para marrin miell ata që kanë deponuar grurin, por jemi duke shitë edhe nga 50 kg për çdo familje… Deri tash jemi furnizua me grurë prej Kroacisë, por pas mbylljes së kufirit, nga java e kaluar jemi duke importuar prej Shqipërisë…. Për momentin jo (nga Serbia) nuk jemi duke importuar, sepse nuk janë duke i lënë maunet të futen për Serbi”, thotë Rrahmani.
Ndërsa, në mullirin “Vëllëzërit Mustafa”, në Komoran të Drenasit, edhe pse pronari nuk pranoi të flas dhe nuk ka lejuar ekipin e KosovaPress-it të marrë as pamje me kamerë, nuk ka miell të mjaftueshëm për kërkesat e banorëve të kësaj rrethine.
Miell kanë mundur të marrin nga 50 kg vetëm ata që kanë pasur grurë të deponuar në këtë mulli.
Një banor i tha KosovaPress-it prapa kamerës, se vetëm ata që kanë pasur grurë të deponuar kanë mundur të marrin nga 50 kg, përndryshe, siç tha ai, nuk po shesin miell.
“Me gjasë nuk kanë miell të mjaftueshëm. Kanë vendosur që t’u japin vetëm atyre që kanë pasur grurë në këtë mulli, t’i ndajnë nga 50 kg”, tha ai.
Për dallim prej, mullinjve të tjerë, këtu nuk pati radhë të gjata nga qytetarët për të kërkuar miell.
Kjo krizë për miell, ka ardhur pas shfaqjes së koronavirusit edhe në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij