LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë prodhohen 230 MW energji elektrike nga burime e ripërtëritshme

Në Kosovë prodhohen 230 MW energji elektrike nga burime e ripërtëritshme

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e sotme ka vendosur t’i lëshojë licencë  ndërmarrjes SOWI KOSOVO L.L.C për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë, nga Parku me Erë “SELAC 3”,  në kapacitet prej 34.47 MW në Selac të komunës së Mitrovicës. Me licencimin e këtij projekti është arritur vlera e kapaciteteve nga këto burime të ripërtëritshme prej 230 MW.

Në njoftimin e ZRRE thuhet se ndërmarrja kosovare-gjermane-izraelite ‘SOWI Kosovo’ ka ndërtuar tashmë tri projekte të prodhimit të energjisë elektrike nga era në komunën e Mitrovicës, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 MW.

“Me vendimin e sotëm është licencuar për operim edhe projekti i tretë i kësaj kompanie, i cili konsiderohet të jetë më i madhi në rajon për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtritshme të energjisë elektrike.  Me licencimin e këtij projekti është arritur vlera e kapaciteteve nga këto burime të ripërtritshme prej 230 MW”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


“Sot janë lanë lëshuar autorizimet për VET – KONSUM  edhe për 9 gjeneratorë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 644.94 kË”.

Në njoftim thuhet se bordi i ZRRE gjithashtu ka aprovuar Kërkesën për vazhdim të Licencës për furnizim me shumicë me energji elektrike të ndërmarrjes  “GEN-I Tirana” sh.p.k-Dega në Kosovë.

“Bordi i ZRRE ka marrë vendim në seancën e sotme për shqiptimin e dënimit me gjobë ndaj Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A. (HC UJMANI), për shkak të shkeljeve ligjore të konstatuara në lidhje me vazhdimin e kontratës për shitjen e energjisë elektrike në kundërshtim me Procedurën për Tregtimin e Energjisë Elektrike, në shumën prej prej 110,705.00 euro, që përbën 5%  nga te hyrat e realizuara nga aktiviteti i shitjes së energjisë elektrike për vitin 2020”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori