LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë, partia e Vuçiqit i vodhi votat

Në Kosovë, partia e Vuçiqit i vodhi votat

Derisa simpatizantët e Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS), kanë festuar me të shtëna armësh deri në orët e vona, të dielën, pas njoftimit se në zgjedhje ka ngadhënjyer lista “Serbia fiton – Aleksandër Vuçiq”, subjektet politike opozitare janë ankuar se lista “Serbia fiton – Aleksandër Vuçiq” ka fituar me vota të vjedhura në Mitrovicë, Zveçan dhe në komunat e Anamoravës.

Subjekti opozitar “Bllok Patriotik” i cili përbëhet nga SDS-ja (DSS) dhe Lëvizja “Dveri”, ka kërkuar që zgjedhjet në Mitrovicë dhe në Anamoravë të përsëriten, me akuzën se SNS-ja ka vjedhur vota, edhe në atë mënyrë që ka manipuluar me emrat e votuesve shqiptarë.

Sipas tij, ky “marifetllëk” ka ndodhur në vendvotimin nr. 5, ku serbët votonin në emër të shqiptarëve. Kandidat nga ky subjekt politik për deputet të Kuvendit të Serbisë ishte edhe Sllavisha Ristiq, ish-kryetari ilegal i Zubin Potokut, shtëpia e të cilit, të dielën rreth orës 22:00 është sulmuar me armë, shkruan “Zëri”.


“Janë shumë shembuj të marifetllëqeve zgjedhore të SNS-së. Ata kanë organizuar njerëzit në atë mënyrë që një votues të votojë disa herë, në vendvotime të ndryshme, që me rastin e votimit të mos shfrytëzohen ‘UV’ llambat dhe sprej, që të mos kërkohen fare letërnjoftimet dhe dokumente tjera të identifikimit, që anëtarët e këshillave zgjedhore, të cilët nuk janë anëtarë të SNS-së t’i kërcënojnë që të mos flasin, që forcat parapolicore nga radhët e SNS-së t’i kërcënojnë qytetarët dhe t’i urdhërojnë që të votojnë për SNS-në”, thuhet në komunikatën e “patriotëve”, të cilën e kanë nënshkruar kryetari i Këshillit të DSS-së, dr. Nenad Kojiq dhe Goran Milenkoviq nga lëvizja “Dveri”, ndërsa e transmetojnë mediet lokale serbe në veri. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori