LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë, nesër dhe pasnesër pa të reshura

Në Kosovë, nesër dhe pasnesër pa të reshura
Foto: Ilustrim

Mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.


Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/